Portugali-Francë ishte ndeshja më e fortë e mbrëmjes së sotme. Dy kombëtaret që kanë fituar Euro 2016 dhe Botërorin Rusi 2018, u ndeshën mes tyre në Lisbonë në ndeshjen që vlen vendin e parë të të grupit 2 në Nations League. Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse rastet nuk munguan nga të dyja skuadrat. Fraksioni i dytë ka nisur me gol, ku Portugalia e sheh veten në disavantazh, nga një gol i Ngolo Kante në minutën e 54-të. Përpos rezultateve rezultati nuk ndryshoi.

Gjermania ia ka dalë të përmbysë avantazhin e Ukrainës në takimin që u luajt në “Red Bull Arena” të Leipzig. Miqtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 12-të me anë të Roman Yaremchuk, teksa Gjermania ka barazuar dhe ka kaluar në avantazh ndaj Ukrainës në harkun e 10 minutave. Një përmbysje që ka filluar me një gol magjik të Sane në minutën e 23-të dhe që është kompletuar me një gol të Werner në të 33-ën. Skuadra e Low ka shënuar edhe golin e tretë me Werner në minutën e 64-të.

Në këtë grup u luajt edhe përballja tjetër, ajo mes Zvicrës dhe Spanjës. Skuadra zvicerane kaloi në avantazh falë golit të Remo Freuler në minutën e 26-të. Spanja ka patur një mundësi të artë për të barazuar ndeshjen kundër Zvicrës, por nga pika e bardhë gjuajtja e Sergio Ramos është devijuar nga Sommer. Atëherë kur dukej se ndeshja mund të dhuronte ndonjë surprizë për Zvicrën, ndodhi e kundërta. Në minutat shtesë të takimit, Moreno barazon rezultatin.