Avokati i kardiokirurgut në QSUT, Edvin Prifti, ka deklaruar ditën e sotme se paratë që iu sekuestruan klientit të tij janë të ligjshme. Henrik Ligori e bëri pohimin në Ora News ku theksoi se ato janë përfituar nga një shitje e një pjesë e tyre do dërgoheshin në bankë për të bërë një blerje.

“Paratë e gjetura janë të ligjshme nga një shitje. Një pjesë e tyre nuk u gjetën në zyrë, por në çantë, të cilat do t’i dërgonte në bankë për të bërë një blerje.” – tha avokati.

Po kështu ai shtoi se në dosjen hetimore nuk vërtetohet se mjeku ka marrë para duke qenë se aty ka vetëm biseda që Kryesekretares së Gjykatës së Krujës me një shoqen e saj.

Ditën e djeshme policia zbuloi në banesën dhe zyrën e mjekut Prifti një sasi prej 250 mijë eurosh e 16 milionë lekësh të reja.

Ai është pezulluar nga detyra pas hetimeve të SPAK ndaj gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, ku janë përfshirë edhe një mori personash të tjerë.