Franca ka fituar sfidën më të fortë në deri më tani në Europianin 2020.

Me rezultat minimal, “gjelat” morën 3 pikë të rëndësishme për ecurinë në këtë kompeticion.

Goli i vetëm i sfidës erdhi nga vetë këmbët e gjermanëve ,e Hummels i cili dërgoi në rrjetën e portës së tij harkimin e Lucas Hernandez në zonën e rreptësisë.

Për Francën u anuluan edhe dy gola për shkak të pozicioneve jashtë loje.

Me këtë fitore, Franca ndan vendin e parë në Grupin F.