“Nuk ka asnjë arsye që populli francez të refuzojë vaksinën e koronavirusit AstraZeneca”, u shpreh të premten zëdhënësi i qeverisë britanike Gabriel Attal për radion RTL, sipas Reuters.

Franca vendosi të rifillojë administrimin e vaksinës të premten. Vendi sëbashku me 12 vende të tjera pezulluan përdorimin e vaksinës për shkak të shqetësimeve në lidhje me rastet e mpiksjes së gjakut në pacientët që kishin marrë një dozë vaksine.

Gjermania dhe Italia gjithashtu do të rinisin administrimin e vaksinës, sot.

Pas një hetimi mbi raportet, agejnsia evropiane e shëndetësisë u shpreh të enjten se ishte i bindur se përfitimet ishin më të mëdha se çdo rrezik.

Kryeministri francez Jean Castex pritet të vaksinohet me AstraZeneca, të premten.