Franca planifikon të kufizojë lëvizjen prej orës 18:00 në të gjithë vendin për të parandaluar një valë të tretë të koronavirusit.

Lajmin e bëri të ditur ministri francez i shëndetësisë, Oliver Veran.

Në një intervistë për televizionin France 2 ai u shpreh:

“Ne do të propozojmë ndalim qarkullimi nga 20:00 në 18:00, në vendet ku shkalla e infektimit do të ishte mbi nivelin kombëtar”

Kjo masë do të miratohet pas një konsultimi publik dhe do të jetë pa afat. Ajo pritet të miratohet gjatë fillimit të vitit të ri 2021.