Duke cituar këtë raport, Zëri i Amerikës thotë se ekspertët që plotësuan pyetësorin për Shqipërinë, që ashtu si të gjithë të anketuarit nuk identifikohen në raport për arsye sigurie dhe që të flisnin sa më hapur, përmendin ndër sfidat më të mëdha përsa i takon democrasisë në Shqipëri anashkalimin e çdo procesi demokratik dhe faktin që qeveria qeverisi me drekrete që ndryshonin çdo ditë; gjykatat ishin mbyllur dhe masat e qeverisë nuk mund të sfidoheshin; Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë jofunksionale dhe kufizimet mbyllën dhe gjykatat më të ulëta.

“Roli i gjyqësorit, ishte pothuajse inekzsitent pavarësisht nga rritja e prirjeve autoritare nga krahu ekzekutiv në procesin e vendim-marrjes lidhur me koronavirusin por edhe aspekte të tjera, për të mos përmendur legjislativin që është shkrirë në një me ekzekutivin”, thotë një prej të anketuarve.

Po ashtu thuhet se policisë iu dhanë më shumë kompetenca dhe një nga ekspertët e përshkruan funksionimin e saj si “me grusht të hekurt”, duke bërë arrestime dhe vendosur gjoba të mëdha.

Sipas të anketuarve sistemi i kontrolleve dhe balancave përgjithësisht ka dështuar. Një prej tyre thotë se krahu ekzekutiv që ishte edhe më pare dominues në këtë sistem, u fuqizua edhe më shumë.

Po ashtu përmendet paketa antishpifje që megithë kundërshtimet brenda dhe jashtë vendit, po vazhdon të kalojë në procesin parlamentar.

Një nga të anketuarit vë në dukje se të gjitha “grumbullimet dhe protestat nuk lejoheshin” dhe se kishte disa raste kur njerëzit ishin hetuar për postimet e tyre në Facebook, gjë që nuk kishte ndodhur më parë”.

Probleme të tjera të përmendura ishin “përkeqësimi i qasjes tek informacioni dhe transparencës qeveritare”; mosmbështetja e grupeve më të dobëta dhe refugjatëve sirianë si edhe shtimi i dhunës familjare.

Një tjetër vëzhgim është se “ne nuk besojmë në drejtësi, në sistemin shtetëror, kështuqë bëhemi indiferentë dhe nuk e ngremë zërin”.