Një punonjës policie i burgut të Fushë Krujës ka rënë në prangat e Policisë, pasi gjatë kontrollit për të hyrë në regjimin e brendshëm iu gjetën dhe bllokuan 30.8 gramë lëndë narkotike Canabis Sattiva, e fshehur në trup.

Sipas njoftimit të Policisë kapja në flagrancë e 28-vjeçarit me iniciale B.M. u bë nga SHKBB-ja në bashkëpunim me IEVP-në Fushë Krujë, pas informacioneve se ky punonjës policie merrej me aktivitet të kundraligjshëm si futja e lëndëve narkotike në regjimin e brendshëm të burgut në Fushë Krujë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Luz të Krujës u gjetën dhe u sekuestruan edhe një sasi tjetër prej 17. 92 gramë lëndë narkotike Canabis Sativa.

SHKBB-ja po vazhdon kryerjen e veprimeve hetimore për përfshirjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.