Barazimi 1-1 mes Napolit dhe Salernitanas mbrëmë në stadiumin që, që prej 2020-s mban emrin “Diego Armando Maradona”, ishte i papritur…
Ishte B. Dia, sulmuesi i Salernitanës, ish elektricist që “fiku” mbrëmë dritat e festës së Napolit për titullin e tretë në historinë e Serisë A në futbollin italian…, duke e shtyrë festën për të enjten në Udine.

B. Dia ka ardhur tek Salernitana në gusht të 2022-shit në formë huazimi nga Villareal. 26 vjeçari B. Dia ka lindur në Francë, por luan për përfaqësuesen e Senegalit (25 ndeshje; 6 gola).

Ai ka shënuar 12 gola këtë sezon te Seria A.
Ka shënuar edhe kundër Milanit, Lazios, Atalantes, Fiorentinës…

Vetëm Osimhen (21 gola), Lautaro Martinez (17 gola) dhe Lookman(13 gola) kanë shënuar më shumë se ai në këto 32 javë të Serisë A.
_____

Nga Saimir Z. Kadiu