39 kandidatë në garë për Byronë Kobëtare të Hetimit do t’i nënshtrohen procesit të vetingut që do të kryhet nga SPAK.

Kandidatët përfunduan testin e poligrafit, sipas Shqiptarja.com.

Sipas kësaj media, Komisioni i Vlerësimit do të përfundojë verifikimin e kandidatëve në muajin shkurt.

Ndërkohë BKH do të hapë dhe 21 vakanca për të plotësuar 60 vendet.

Gara për BKH ka nisur prej disa javësh ku deri tani janë kualifikuar 39. Kandidatët e skualifikuar kanë paditur BKH-në dhe drejtuesen e saj, Aida Hajnaj për mungesë të tranparencës.

Shumë prej tyre pretendojnë se në fazën e dytë, atë të testit fizik, nuk pati transparencë dhe kritere të përcaktuara për pragun e pikëve në secilin prej disiplinave.

Po ashtu, ata shkruajtën se mes 103 kandidatëve të kualifikuar për në fazën tjetër, shumica kishin marrë shumë pak pikë në testin logjik. Ndërsa në mesin e 300 të skualifikuarve ishin ata që kishin marrë pikët maksimale në testim.

Të skualifikuarit, përmes komenteve, i kanë kërkuar drejtueses së BKH-së Aida Hajnas, që të dalë publikisht dhe të sqarojë situatën e krijuar në testime.