George W. Bush ka uruar Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale amerikane, ndërsa kërkoi nga Donald Trump që të pranojë rezultatin.

Ish-presidenti, i vetmi i gjallë nga radhët e republikanëve, theu heshtjen gati 24 orë pasi Biden kaloi pragun elektoral prej 270 votash elektorale.

“Sapo fola me Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden”, tha Bush në një deklaratë.

“Megjithëse kemi dallime politike, unë e njoh Joe Biden të jetë një njeri i mirë, i cili ka fituar mundësinë e tij për të udhëhequr dhe bashkuar vendin tonë”, ka thënë Bush.

Më tej, një thirrje për Donald Trump që të njohë rezultatin. “Pavarësisht se si keni votuar, vota juaj është numëruar. Presidenti Trump ka të drejtë të kërkojë rinumërime dhe të ndjekë sfida ligjore dhe çdo çështje e pazgjidhur do të gjykohet si duhet. Populli amerikan mund të ketë besim se këto zgjedhje ishin thelbësisht të drejta, rezultati ishte i qartë”, ka thënë Bush.