Policia e Shtetit njofton se në orët e para të mëngjesit është gjetur trupi i pajetë i një personi në magazinat e një biznesit në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas verifikimeve, viktima është 58-vjeçari N.D. pronari i biznesit.

Nga hetimet paraprake, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe për këtë arsye dyshohet se N.D. ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.