Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në rrethana të paqarta në Peqin. Policia ka njoftuar se një person, rreth 45-vjeç, i cili mbetet ende i paidentifikuar është gjetur i vdekur në lagjen Çezmë në afërsi të lumit Shkumbin.

Mësohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila po bën krehjen e zonë. Po ashtu po punohet për identifikimin e viktimës.

Deri më tani nuk dihet asnjë rrethanë e kësaj ngjarje të rëndë dhe misterioze. Prokuroria ka nisur punën për dokumentimin e saj me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.