Shpenzimet e mbrojtjes së Gjermanisë janë rritur sërish. Kjo është në përputhje me gatishmërinë e qeverisë për të investuar më shumë për sigurinë.

Sipas një raporti, qeveria gjermane e ka njoftuar NATO-n se shpenzimet e mbrojtjes për këtë vit arrijnë shumën rreth 53 miliardë euro.

Siç raporton më tej agjencia gjermane e shtypit, dpa, kjo është një kuotë e re maksimale dhe një rritje prej 3.2 përqind në krahasim me vitin 2020. SHBA po bën presion për një ndarje të drejtë të barrës brenda aleancës së mbrojtjes transatlantike.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg kohët e fundit e kishte bërë të qartë disa herë se ai priste presion edhe nga Presidenti i ri i SHBA, Joe Biden për këtë çështje.

Në telefonatën e parë me Presidentin e ri amerikan Biden, kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu gatishmërinë e Gjermanisë për të luajtur një rol më të madh në fushën e sigurisë.

Në samitin e NATO-s në vitin 2014 në Uells, aleatët riafirmuan objektivin e tyre për të shpenzuar dy përqind të produktit të tyre të brendshëm bruto përkatës për mbrojtjen.

Në Gjermani, shpenzimet për mbrojtjen u rritën kohët e fundit vetëm në 1.6 përqind, por edhe për shkak të rënies së prodhimit ekonomik si rezultat i pandemisë së Covid-19.