“Komisioni i vaksinave të Gjermanisë ka rekomanduar që vaksina e koronavirusit, e zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, nuk duhet t’u jepet njerëzve mbi 65 vjeç”, tha Ministria e Brendshme gjermane, të enjten në një deklaratë.

Sipas deklaratës, një studim nga Komiteti i Përhershëm i Vaksinimit në Institutin Robert Koch të Gjermanisë ka zbuluar se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për efektivitetin e vaksinës për këtë grupmoshë.

“Nuk është e mundur të bësh një konstatim për efikasitetin e vaksinës AstraZeneca te njerëzit mbi 65 vjeç”, thuhet në deklaratë.

Vaksina e zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit u raportua si 95% efektive dhe në gjendje të eliminojë 100% simptomat e rënda që çojnë në shtrime në spital për Covid-19.