Një studimi bazuar mbi Gjuhën e Urrejtjes, si bashkëpunim mes Komisionerit kundër Diskriminimit, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës është publikuar sot në Tiranë.

Studimi bazohet në përgjigjet e mbi 1.800 personave që janë bërë pjesë e anketës duke sjellë të dhëna, perceptime, opinione, fakte dhe përvoja individuale në nivel kombëtar, lidhur me diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes.

Bazuar në studim, të paktën 60% e të anketuarve, duke cituar këtu se nëntë nga dhjetë të anketuarit mendojnë se gjuha e urrejtjes mbizotëron masivisht kanë pohuar se gjuha e urrejtjes është e përhapur masivisht në vend.

Ndërsa rreth 70% e të anketuarve pohojnë se debatet politike, janë shfaqjet televizive që nxisin më shumë përhapjen e gjuhës së urrejtjes në publik. Më shumë se gjysma e njerëzve të marrë në studim, i bashkohen mendimit se motivet që zgjojnë në vetëdije gjuhën e urrejtjes janë varfëria, statusi social, opinioni politik dhe paraqitja fizike.

Nëse bëjmë një ndasi gjinore, nga njëri krah kemi femrat që mendojnë se një gjuhë e tillë nxitet nga paraqitja fizike, dhe nga krahu tjetër janë meshkujt që mendojë se gjuhën e urrejtjes e nxisin opinionet dhe qëndrimet e ndryshme politike.

Nga studimi rezultoi se ‘diskriminimi’ që i bëhet komunitetit LGTBIQ, vjen nga fobia që njerëzit kanë ndaj tyre. Sharjet etnike, nxitja e urrejtjes dhe shakatë për pakicat etnike perceptohen masivisht afro në 70 për qind, si forma të gjuhës së urrejtjes.

Bazuar nga përgjigjet, rezulton se të paktën 20% e qytetarëve nuk e kanë provuar ose nuk kanë p-asur asnjëherë një eksperiencë personale me diskriminim dhe gjuhën e urrejtjes, 30% e tyre e kanë përjetuar disa herë, ndërsa 32% janë ekspozuar shpesh ndaj gjuhës së urrejtjes.