Vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë e cila ka shfuqizuar vendimin për ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Zall-Gjoçaj mund të quhet beteja e parë e banorëve kundër shkatërrimit të natyrës prej futjes së ujit në tuba për prodhim energjinë.

Vendimi në favor të banorëve që protestuan vazhdimisht për kauzën e tyre është shpërndarë nga faqja e hapur enkas për Mbrojtjen e Parkut Kombëtar Zall Gjoçaj.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur në favor të banorëve të Zall Gjoçaj duke shfuqizuar Vendimin Nr.146, dt.10.09.2020, “Mbi licencimin e shoqërisë “Seka Hydropower”shpk, në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Zais”, me kapacitet të instaluar 2295 kë”-thuhet në njoftimin e faqes Mbro Parkun Kombëtar Zall-Gjoçaj.