Shuhen ëndrrat europiane për Skënderbeun. Përmes një deklarate të vetë ekipit korçar, bëhet me dije se ditën e sotme Gjykata Federale Zvicerane vendosi me shumicë të thjeshtë votash, 3 vota pro dhe 2 kundra, rrëzimin e rekursit të kryer nga KF Skënderbeut për dënimin e mëparshëm nga ana e CAS.

Ekipi korçar, i akuzuar nga organet e UEFA për trukim të ndeshjeve, ka deklaruar se po sheh mundësinë per t’u ankimuar tek Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut “pasi në asnjë mënyrë nuk mund të konformizohet me një vendim i cili, në çmimin tonë, cenon rëndë parimet e të drejtës për një proçes të rregullt ligjor”.