Duke vënë në pikëpyetje procedurat që ndoqi KED e cila lejoi në garë vetëm dy kandidate mes tyre noteren Sonila Bejtja, gjykata zbardhi vendimin ku pretendenti Eugen Papandile u kthye në garën për në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Administrative kritikon ashpër KED se i kufizoi në mënyrë të padrejtë dhe të paarsyeshme Eugen Papandiles të drejtën për të konkurruar për në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo ka ndodhur sipas gjykatës duke shmangur momente proceduriale të rëndësishme që sollën më tej ndalimin e kandidatit një jurist i njohur në fushën e ligjeve dhe të drejtave të njeriut, duke sjellë nga ana tjetër kalimin preferencial te kandidates Sonila Bejtja, një notere pa eksperiencë në fushën e të drejtës.

Gjykata thekson se KED nuk kreu një hetim administrativ të gjithanshëm për Papandilën për të kontrolluar karrierën e tij në kohën kur ishte jurist kodifikimi pranë ministrisë se drejtësisë çka solli mos njohje të këtyre viteve në karriere, ndonëse kjo drejtori çmohet si bërthama ku projektohen projektligje te ndryshme.

Por kjo mos llogaritje, ashtu sikurse edhe koha kur kandidati Papandile shërbeu si avokat i mbrojtjes se te drejtave te njeriut ne grupin shqiptar te te drejtave te njeriut, patën pasojë  skualfikimin e tij  nga gara , ndërsa nuk ndiqet nga KED i njëjti standard për kandidaten Sonila Bejtja e cila edhe pse notere dhe pa asnjë kontribut ne fushën e te drejtave te njeriut, KED e justifikoi pranimin e saj me rrethanat e emergjencës per te ngritur Gjykatën kushtetuese.

Mirëpo ndonëse u shfaq haptazi paragjykuese dhe duke privilegjuar kandidatë që nuk plotësojnë kushtet siç edhe Sonila Bejtja, për vendimmarrjen që hoqi nga gara një pretendent potencial gjykata administrative e apelit thekson se KED ishte e detyruar te bënte kërkime te gjithanshme pa a paragjykuar çështjen dhe pa nënvlerësuar apo mbivlerësuar provat.

“Në zbatim te parimeve KED duhet te njoftonte paditësin pra Papandilen thotë gjykata për çdo gjë qe çonte ne ndalimin për kandidim me qellim që ti jepej mundësia që të paraqiste argumente dhe prova shtesë”.

Rezulton sipas Gjykatës se pasi kandidati ka sjellë prova për vjetërsinë në punë që vërtetojnë se ai i tejkalonte 15 vitet në detyrë si jurist i shquar, atij nuk i është dhënë asnjë informacion nëse dokumentacioni ka mangësi apo arsyet se përse periudha të  caktuara të karrierës atij nuk ju njohën si vjetërsi nga KED.

Më tej gjykata vlerëson se KED duke shmangur këtë moment të rëndësishëm proceduriale , kandidatit për në kushtetuese ju mohua  në mënyrë të padrejtë dhe të paarsyeshme e drejta për të vijuar garën për në gjykatën kushtetuese.

Siç edhe kuptohet kjo ka ndodhur që KED te ngrinte kartonin jeshil për noteren që sakaq është pozicionuar politikisht dhe për të nuk pati hetime të thelluara.