Një gjykatë në Moskë ka quajtur organizatat politike të kryesuara nga disidenti rus Aleksey Navalny si “ekstremiste”, duke ndaluar të gjitha aktivitetet dhe duke e bërë personelin përgjegjës për ndjekje penale. Në një deklaratë, gjykata shpjegoi se grupet themeluese të aktivistit janë të ndaluara me efekt të menjëhershëm për të “shpërndarë informacione që nxisin urrejtje dhe përbuzje ndaj zyrtarëve qeveritarë”.

Disidenti rus Navalny komentoi vendimin e gjykatës së Moskës duke thënë se “ai nuk do të tërhiqet”. “Ne do të menaxhojmë, do të evoluojmë, do të përshtatemi. Por ne nuk do të tërhiqemi nga qëllimet tona dhe idetë tona. Ky është vendi ynë dhe nuk kemi asnjë tjetër,” shkroi Navalny në llogarinë e tij në Instagram pas njoftimit të vendimit.

Ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab e përshkroi vendimin e gjykatës ruse që nxori jashtë ligjit organizatat politike të liderit të opozitës Aleksey Navalny si “perverse”. “Është një sulm tjetër kafkian ndaj atyre që luftojnë kundër korrupsionit dhe shoqërive të hapura dhe është një përpjekje e qëllimshme për të ndaluar opozitën e vërtetë politike në Rusi”.

Edhe SHBA ka dënuar vendimin e drejtësisë ruse duke e cilësuar “veçanërisht shqetësues” të për të cilësuar grupet e organizatës së Aleksey Navalny si “ekstremiste” dhe bëri thirrje për lirimin “e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të kundërshtarit. “Ky vendim i vë punonjësit, vullnetarët dhe simpatizantët në të gjithë Rusinë nën kërcënimin e ndjekjes penale dhe burgimit për ushtrimin e të drejtave themelore të njeriut të garantuara nga kushtetuta ruse,” denoncoi zëdhënësi i diplomacisë amerikane Ned Price.

Vendimi, i dhënë të mërkurën në mbrëmje, vjen në mes të një përpjekjeje të Vladimir Putin për të goditur disidencën politike dhe do të ketë pasoja serioze për ata që lidhen me Fondacionin e Navalny-t.

Sipas vendimit, i cili hyn në fuqi menjëherë, bashkëpunëtorët e Navalny-t që kishin shpresuar të kandidonin për vendet parlamentare në zgjedhjet e ardhshme të 19 shtatorit do të ndalohen të kërkojnë zyrë.

Me organizatat e Navalny të emërtuara “ekstremiste”, vendimi nënkupton gjithashtu burgime të gjata për njerëzit që kanë punuar në to.

Navalny u arrestua në janar pasi u kthye në Rusi nga Gjermania, ku kaloi muaj duke u rikuperuar nga një helmim me agjent nervor që ai akuzoi Kremlinin për orkestrim, një akuzë që zyrtarët rusë e kanë mohuar.