Shumë banorë të lagjeve të varfra të qytetit indian të Mumbait kanë zhvilluar antitrupa ndaj koronavirusit, por studimi që tregoi një gjë e tillë ka nxjerrë në pah dhe një tjetër fakt befasues: niveli i vdekjeve atje, ishte shumë i ulët.

Studimi ka rritur ndjeshem shpresat e kërkuesve se imuniteti i tufës mund të arrihet vërtet. Testet e gjakut të rreth 7.000 personave të këtyre zonave, të përzgjedhur rastësisht, treguan se 57% e “ më të varfërve” kishin antitrupa të virusit, ndërsa në lagjet më të pasura, ky nivel ishte vetëm 16%.

Mumbai, me një dendësi shumë të madhe popullsie dhe me rreth 12.5 milioknë banorë, është kthyer në njërën prej epiqendrave të Covid 19 në Indi. Ai ka regjistruar më shumë se 110,000 infektime dhe 6,184 vdekje, megjithatë së fundi duket se përhapja e sëmundjes, sikur ka nisur të frenohet.

Ekspertët mendojnë se në periferi, kjo situatë është për shkak të faktit që distancimi social nuk funksionon, dhe një nga faktorët kryesorë për këtë është pikërisht dendësia e madhe e banorëve.