Fabul nga Ezopi:
_____

Një gomar po kulloste në një lëndinë, kur vuri re ujkun, bëri sikur po çalonte…
Ujku iu afrua dhe e pyeti se përse çalonte. Ai iu përgjigj se, ndërsa po kapërcente një shkurre kishte shkelur një gjemb dhe i kërkoi ta ndihmonte që t’ia hiqte nga këmba dhe pastaj mund ta hante i qetë, pa rrezikuar që të çante gojën kur të përtypej.
Ujku, i joshur, i ngriti këmbën gomarit.
Ndërsa po shihte gjithë vëmendje thundrën, gomari me një shkelm në gojë, ia theu të gjithë dhëmbët.

“Mirë mu bë!” – tha ujku.
“Ç’mu desh të ngatërrohem me mjekësinë kur im atë më mësoi zanatin e kasapit…
_____