Google ka kërkuar ndjesë pasi motori i saj i kërkimit dekretoi gjuhën zyrtare të shtetit Karnataka si ‘më të shëmtuarën’ e Indisë, duke nxitur zemërim nga zyrtarët rajonalë.

Gjigandi i teknologjisë u kritikua pasi u zbulua se nëse kërkohet ‘gjuha më të shëmtuar në Indi’ në motorin e saj të kërkimit, përgjigja është ‘Kanada’, një gjuhë e folur nga më shumë se 40 milionë njerëz, kryesisht në shtetin jugperëndimor të Indisë në Karnataka.

Emërtimi së shpejti ra në vëmendjen e zyrtarëve në Bangalore, kryeqytetin e shtetit, të cilët s’humbën kohë në denoncimin e Google.

“Gjuha kanada ka një histori të vetën, pasi ka ardhur në ekzistencë deri në 2.500 vjet më parë! Ka qenë krenaria e Kannadigas gjatë gjithë këtyre mijëvjeçarëve.” – tha Arvind Limbavali, një ministër në qeverinë e Karnatakës.

Ai kërkoi falje nga Google për fyerjen e shtetit dhe gjuhës së tij dhe gjithashtu kërcënoi me masa ligjore kundër gjigantit të Silicon Valley.