Sot Greqia voton për zgjedhjet parlamentare.

Rreth 9.8 milionë grekë janë thirrur për të votuar për qeverinë e re, teksa dy partitë kryesore janë ‘Demokracia e re’ e Kryeministrit aktual Kyriakos Mitsotakis si dhe ‘SYRIZA’ e Aleksis Tsipras.

Gjashtë parti greke konkurojnë në kto zgjedhje, ndërkohë 7 prej kandidatëve janë shqiptarë.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 19:00.

Në bazë të Kushtetutës dhe legjislacionit zgjedhor në Greqi, ushtrimi i së drejtës së votës është i detyrueshëm.

Përjashtohen nga detyrimi ata mbi 70 vjeç, ata që do të jenë jashtë vendit ditën e votimit, ata që nuk mund të lëvizin për arsye shëndetësore dhe zgjedhësit që janë regjistruar në listat e posaçme zgjedhore për heterorezidentët, por nuk është ngritur qendra votimi për shkak të mosplotësimi i numrit prej të paktën 40 zgjedhësve jorezidentë të së njëjtës zonë zgjedhore bazë.

Jashtë vendit, procesi zgjedhor shkoi pa probleme me 22825 emigrantë që ushtrojnë të drejtën e votës për herë të parë në vendbanimin e tyre.