Britaniku Hamilton ka fituar në shtëpi në Çmimin e Madh të Britanisë në pistën e Silverstone.

Piloti i Mercedesit e ka zotëruar gjithë garën ku u nis në pole position bashkë me kolegun e tij, Bottas.

Në vend të dytë në garën e sotme u rendit Verstappen me Red Bull kurse vendin e tretë në pod e merr Leclerc me Ferrari.

Tani për tani, Hamilton mban vendin e parë në renditjen për pilotë i ndjekur nga shoku i ekipit, Bottas kurse i treti në renditje ështe Verstappen.