Lewis Hamilton ka triumfuan në Çmimin e Madh të Anglisë në Formula 1 përballë 140 mijë spektatorëve në një garë dramatike, duke rihapur garën për titull kampion.

Piloti britanik zhvilloi një garën mjaft të mirë edhe pse e nisi keq kur u përplas me rivalin e tij Max Verstappen që në xhiron e parë dhe për këtë kontakt u ndëshkua me 10 sekonda penalitet. Piloti i Red Bull mbylli garën, ndërsa kampioni në fuqi i Formula 1 vijoi duke rikuperuar vazhdimisht dhe dy xhiro nga fundi arriti të kalojë edhe piloti i Ferrarit Leclerc, duke kaluar i pari në finish. Pas tij arriti Leclerc dhe më pas piloti tjetër i Mercedes, Valtteri Bottas.

Që prej nisjes së pandemisë, Çmimi i Madh i Anglisë është ngjarje sportive që ka mbledhur bashkë më shumë spektatorë pavarësisht rrezikut nga koronavirusi.