Të dielën u hap reparti i tretë për pacientët me koronavirus, në spitalin Covid-3 në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’. Lajmin e dha Kryeministri Rama në një postim në Facebook.

Ai njoftoi se kur të ezaurohen kapacitetet në 3 spitalet kovid, atëherë do të hapet edhe spitali i katër kovid në vend. Spitali Covid-4 ka një kapacitet prej 100 shtretërish.

Në një komunikim me gazetarët, Manastirliu pohoi javën se kapaciteti për përballimin e pacientëve kovid është shtuar në mbi 1600 shtretër.

Të shtunën, në vend u shënuan 737 raste të reja dhe 13 viktima.