Në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Zv.presidentja amerikan Kamala Harris theksoi angazhimin e fortë të SHBA për sigurinë e Izraelit në një kohë kur vendi po përballet me një hetim zyrtar të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve (ICC).

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë tha se Harris dhe Netanyahu riafirmuan qëndrimin e përbashkët të qeverive të tyre në kundërshtimin e përpjekjeve të ICC në Hagë për të ushtruar juridiksionin e saj mbi qytetarët izraelitë, një ditë pasi kryeprokurorja e ICC tha zyra e saj do të hetojë zyrtarisht krimet e pretenduara të luftës në territoret palestineze, raporton Reuters.

Vendimi për të lënë kryeprokuroren Fatou Bensouda për të filluar një hetim zyrtar mbi veprimin ushtarak izraelit dhe zgjerimin e vendbanimeve hebraike në territoret e okupuara gjatë luftës 6-ditore të vitit 1967 u njoftua të mërkurën dhe Netanyahu dënoi masën, duke e quajtur atë “hipokrizi dhe antisemitizëm”.

Një ditë më parë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të SHBA Ned Price tha se Shtetet e Bashkuara ishin “ashpërsisht kundër” ndaj hetimit të ICC për krimet e pretenduara në territoret palestineze.

Ai shtoi se administrata e Joe Biden është ende “duke rishikuar” sanksionet e marra gjatë administratës së Donald Trump kundër prokurores Bensouda dhe zyrtarëve të tjerë të juridiksionit ndërkombëtar.

Prokurorja Bensouda tha të mërkurën se ajo ka filluar një hetim mbi krimet e pretenduara në territoret palestineze.

Sipas saj, hetimi do të zhvillohet “në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe objektive, pa frikë dhe favor”.

Në vitin 2019, Bensouda tha se kishte një “bazë të arsyeshme” për të hapur një hetim mbi krimet e luftës në operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës dhe zgjerimin e vendbanimeve ilegale hebraike në Bregun Perëndimor të okupuar.