“Marrëdhëniet tona janë dëshmi që kur nuk ekzistojnë probleme të pazgjidhura diplomatike suksesi në fushat e tjera është i garantuar”. Kështu u shpreh kryeministri i Kosovës Albin Kurti në hapjen e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive në Prishtinë. Kreu i qeverisë së Kosovës nuk fshehu optimizmin për atë që është arritur tani mes dy shteteve tona, por tha se krahasimi nuk mund të jetë me vetveten ndaj kërkoi harmonizim në politikën rajonale dhe atë të jashtme.

“Është dëshmi se bashkëpunimi, integrimi e zhvillimi sigurohet duke zgjidhur problemet politike në fillim dhe jo lënien në fund. Mbajtja pezull  e probleme esenciale politike mban pezull mosbesimin e ndërsjellë social. Besimi social luan rol të madh për suksesin ekonomik. Krahasimi ynë me vetveten nuk është matësi më i mirë. Progresin duhet ta matim duke e krahasuar me vendet e zhvilluara mes asaj që po bëjmë dhe asaj që po arrijmë. Duhet të gjykohen edhe marrëdhëniet mes dy shteteve. Kjo mundësi historike që na është dhënë do të jetë gjykim i historisë për ne. Na duhen harmonizim i veprime për çështjet rajonale dhe politikën e jashtme.”

Ai tha se nga 127 marrëveshje mes dy vendeve janë realizuar 75 prej tyre por theksoi se brenda 6 muajve

“Kjo mbledhje e 8 e dy qeverive tona vjen 6 muaj pas. Brenda këtyre 6 muaj janë realizuar të gjitha marrëveshjet përveç njërës që do të hyjë në veprim së shpejti. Lehtësimi i marrjes së lejeqëndrimit dhe njehsimi i diplomave. Jemi duke punuar për realizmin e të gjithë marrëveshjeve nga 127 janë zbatuar 75 prej tyre. Të gjitha marrëveshjet e sotme do të lehtësojnë jetën e qytetarëve duke ndërtuar infrastrukturën e përbashkët. 6 muaj më pas do kemi rezultate e ardhshme”.