Artistja e njohur shqiptare, Hueyda El Saied është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 46-vjeçare.

Ajo vuante nga  kanceri në gji dhe nuk ka mundur t’ja dalë dot mbanë sëmundjes.

Mësohet se artistja do të prehet në Luksemburg, aty ku jetonte prej viteshme bashkëshortin Thierry dhe djalin e vogël, Gabriel.

Ndërsa homazhet në nder të artistes kanë nisur sot në orën 15:00 deri në 20:00 tek rruga e Dibrës pranë Medresesë.

Hueyda El Saied do të kujtohet gjithmonë si një nga vajzat më të qeshura të ekranit shqiptar.

Ajo ishte një figurë e kompletuar, pasi ka arritur të shfaqet në shumë dimensione si balerinë, prezantuese, aktore dhe piktore.