Ka përfunduar me fitoren e Portugalisë sfida ndaj Hungarisë e luajtur në Puskas Arena pasditen e sotme për Grupin F.

Hungaria është dorëzuar në 10 minutat e fundit të sfidës çka ka bërë që portugezët të shënojnë tre herë në portën e Gulacsi.

Golat për andaluzianët u shënuan nga Ronaldo me dopietë dhe Guerreiro.

Sfida tjetër për grupin F luhet prej orës 21 midis Francës dhe Gjermanisë.