Një ekip studiuesish që po gërmonin varrin megalitik të Montelirio Tholos në Spanjë, zbuluan një kamë të formuar nga kristalet e shkëmbit. Ekspertët thonë se kama është “mjeti më i sofistikuar teknikisht” që është zbuluar ndonjëherë në Iberinë Prehistorike dhe ka kërkuar aftësi të mëdha për të gdhendur.

Objekti, i cili është rreth 5000-vjeçar, u gjet larg minierave të kristalta, gjë që sugjeron se ato dikur i përkisnin një individi elitar që pagoi një çmim të madh për të. Studiuesit gjithashtu spekulojnë se kristali i shkëmbit gjatë kësaj kohe mund të ketë pasur një rëndësi simbolike dhe përdorej për fuqi magjike dhe lidhje me paraardhësit.

Ata ndoshta paraqisnin objekte funerale të arritshme vetëm për elitën e kësaj periudhe kohore, thuhet në studimin e botuar në revistën “Quaternary International”.

“Lidhja e tehut të kamës me një dorezë të bërë prej fildishi, gjithashtu një lëndë e parë jo-lokale që duhet të ketë pasur një vlerë të madhe, sugjeron fuqimisht statusin e rangut të lartë të njerëzve që përdorin objekte të tilla.”, thonë studiuesit.

Gërmimi në jugperëndim të Spanjës ishte bashkëpunim i studiuesve nga Universiteti i Granadës, Universiteti i Seviljes dhe Këshilli i Lartë i Kërkimeve Spanjolle.