Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e së premtes në Karbunarë të Madhe të Lushnjes.

Policia bën të ditur se viktima është shtetasi me iniciale E. Ll., 48 vjeç. Sipas policisë, dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit, si pasojë e atakut kardiak, ai ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.