Aksioni i Forcave Speciale të RENEA-s ka dështuar për kapjen e një personi të shumëkërkuar në zonën e “Vorrit të Bomit” në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet, disa efektivë kanë rrethuar një mjet dhe vazhdimisht i kanë kërkuar pronarit që të hapte derën e mjetit, por kanë dështuar.

“Hape derën, hape xhamin! Hape derën të thashë! Policia hape derën! Hape makinën! Hape derën more bq,”-dëgjohet në videon e publikuar nga Boldneës.al, ku shihet teksa personi që drejtonte veturën i ka dhënë gaz automjetit duke mos pranuar ti bindet urdhërit të Policisë.

Shoferi ka shfrytëzuar një moment kur para makinës nuk ka pasur efektivë policie dhe i ka dhënë gaz duke iu duke lënë “targat” forcave speciale dhe duke sjellë edhe fundin e aksionit të zhvilluar. Në këtë moment, në zonë ishte duke kaluar edhe një makinë e Neës 24, nga ku po filmonte gazetari Ergys Gjonçaj.

Siç shihet edhe në këto pamje, me gazetarin, Policia e Shtetit, tregoi dhëmbët, duke e shtrirë përtokë, ndërsa me të shumëkërkuarin hapi rrugën duke e lejuar që të ikte.