Dita e parë në Sanremo për Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi i Milan foli në konferencën për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm… Natyrisht, i zakonshmi Zlatan, pa ndryshuar asnjë presje. “Amadeus më telefonoi dhe donte të më takonte – fillon suedezi – dhe unë menjëherë thashë po, pasi siç thotë ai: është më mirë të më kesh në të njëjtën skuadër sesa kundër. Dhe tani, ai dhe unë jemi në të njëjtën skuadër. Nuk e di se çfarë më pret, Amadeus më tha se gjithçka do të jetë mirë dhe nuk e di vërtet se çfarë më pret. Por di që më tha se donte të thyente çdo rekord të mundshëm dhe ja ku jam”.

Programi, mes Milanit dhe Sanremos pas dëmtimit – “Programi do të mbetet i njëjtë, unë kam pasur një dëmtim të vogël, por programi i Festivalit nuk ndryshon, pasi mund t’i bëj të gjitha lëvizjet, nuk ka problem. Unë nuk mendoj për polemikat, kushdo që më njeh e di se jam një profesionist. Unë pyeta për Sanremo 2021, shfaqjen më të rëndësishme në Itali dhe thashë: Bëhet! Dua t’i jap Italisë atë që më ka dhënë ndër vite. Më pëlqejnë dhe i respektoj të gjitha klubet, në të cilat kam luajtur, por ndihem si në shtëpinë time te Milani”.