Portieri legjendar Iker Casillas kohët e fundit njoftoi se po tërhiqet dhe po i drejtohet sfidave të reja të jetës. Ka pasur shumë spekulime për të ardhmen e tij në ditët e fundit, dhe vetë Casillas komentoi planet e tij dje.

Marca spanjolle shkruajti muajin e kaluar se Iker Casillas po kthehet në Real Madrid. Futbollisti legjendar aludohet se ishte ftuar nga presidenti i Los Blancos, Florentino Perez, për të qenë këshilltari i tij.

Casillas konfirmoi së fundmi për revistën Seman se këto aludime janë të sakta.

“Eshtë e vërtetë, megjithëse asgjë nuk është rënë dakord zyrtarisht. Shpresoj se kthimi te Real është faza ime e re e jetës”, tha ish-portieri i Real Madrid dhe Porto-s.

Ai shtoi se largimi nga Reali ishte traumatik për të, por ai nënvizoi se ishte akoma shtëpia e tij.

“Real dhe unë u ndamëm si bashkëshortë – disa fjalë të këmbyera mund të mos ishin të përshtatshme, por kjo është në të kaluarën. Pas dy ose tre vjet, marrëdhënia ime me Florentinon është bërë përsëri e mirë, dhe së fundmi kam marrë një ftesë për t’u kthyer”, tha Iker.

Kujtojmë se Casillas u përjashtua nga Real Madrid në 2015, pas më shumë se 700 paraqitjeve. Ai pastaj u bashkua Porto-s, për të cilën luajti aktivisht deri vitin e kaluar, kur pësoi një sulm në zemër në fillim të majit.