Nga Grigor Jovani

Sot nisi udhëtimin e gjatë qiellor drejt përjetësisë Irenë Papas, siç njihet botërisht kjo grua e rrallë… Mos u lodhni, o njerëz, të komentoni përkatësinë e saj!

U lodhën më tepër nga të tjerët për këtë italianët, ngaqë e donin shumë dhe e ndjenin shpirtërisht pranë, por të tyren nuk mundën ta bëjnë. Ngaqë thjesht ajo i përket vetëm një dashurie, kinemasë. Njëfarë kohe i përkiti fshehtas Marlon Brandos, por kjo nuk zgjati shumë. Tjetra, lavdia e saj e ekranit të madh zgjat përjetshëm. Por ekziston edhe ikja nga të gjallët…

… Siç iku gjithashtu sot, në një ditë me Irenën, edhe tjetri i madh i kinemasë helene, Kostas Kazakos. Por që nuk u bë i përbotshëm. Ngaqë kishte deklaruar përkatësinë tjetër të tij, ndoshta më të madhen e jetës, politikën. Komunist i devotshëm dhe kokëfortë (si Stalini), aq sa në një kohë vetë bashkëkombësit e bënë personazh humori për këtë, u vetëdeklarua një ditë të kohës sonë prokuror ndërkombëtar dhe dënoi një president amerikan në sheshin e Sintagmës në Athinë: …Me vdekje (!) – në emër të gomarit ballkanik të Nastradinit – përpara turmës që e brohoriste…

Ka ikje dhe ikje, varet ku e pozicion veten dhe kujt gjëje i përket…