“Interi është në shitje”. Kjo është raportuar “Financial Times”, që konfirmon në këtë mënyrë zërat e kohëve të fundit. Sipas gazetës më të njohur ekonomike, disa këshilltarë do të fillojnë kërkimin për blerës të mundshëm duke filluar nga kjo javë.

Për të garantuar shitjen e kompanisë së kontrolluar nga Suning dhe familja Zhang, klubi zikaltër i ka besuar Goldman Sachs dhe Raine Group, banka që menaxhoi transaksionin prej 2.5 miliardë stërlinash në rastin e shitjes së Chelsea-t.

“Sipas një personi të afërt me klubin, gjiganti i Nanjing është gati të injektojë një kapital prej 100 milionë eurosh këtë vit në këste”, thuhet në artikullin e FT, që gjurmon drejtimin e Suning në krye të Interit.

Suning është i hapur për partnerë të rinj dhe do të konsideronte shitjen e një pakice aksionesh. Si bankat e përfshira ashtu edhe Interi kanë refuzuar të komentojnë zyrtarisht.