Antonio Conte ua ka hequr himnin, por Interi mbetet i çmendur në shpirt.

Inter fitoi 4-3 në San Siro me Fiorentinën, në ndeshjen e parë të zikaltërve në Serinë A për këtë sezon.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte e pa veten në disavantazh që në minutën e tretë, me Kouame që dërgoi topin në rrjetë me portën bosh, pas një pasimi të Bonaventurës.

Inter reagoi në fundin e pjesës së parë, me Lautaron i cili shënoi një gol fantastik nga jashtë zone.

Argjentinasi e nisi pjesën e dytë sërish me gol, kësaj radhe i ndihmuar edhe nga devijimi i mbrojtësit të Fiorentinës.

Fiorentina përmbysi gjithçka me dy gola të shpejtë nga Castrovilli dhe Chiesa, përpara se Lukaku dhe D’Ambrosio të përmbysnin rezultatin sërish, kësaj radhe në favor të zikaltërve.