Pyetjes që i bëhet përherë, Massimo Moratti i përgjigjet njësoj: “Nuk e rimarr Interin”.

Ish-presidenti i klubit zikaltër, gjatë ditëve kur po flitet për një shitje të Interit dhe për tratativën Suning-Bc Partners, u shpreh në një intervistë për “Tuttosport” se klubet e mëdha “nuk mbahen dot më nga një person i vetëm”.

Morattit i vjen keq për lamtumirën e Zhang: “Dukej se ishin personat e duhur për Interin, pasi ishin një familje me kapacitet financiar të madh. Nuk ishin fond, por familje. Kam lexuar që po kërkojnë financime, një ortak minoritar, e shumë gjëra të tjera. Janë punët e tyre, por duhet të sqarojnë disa gjëra dhe duhet të thonë se çfarë po ndodh”.