Shakhtar Donetsk duket se është një “kockë” që nuk mund të kapërdihet nga ekipi i Interit në Champions League.

Zikaltërit nuk kanë shkuar më larg se një barazim pa gola në ndeshjen e dytë në grup përballë ukrainasve, që edhe një vit më parë bënë që italianë të mos kalonin as fazën e grupeve.

Ndonëse me cilësi të pakrahasueshme mes dy ekipeve, vendasit arritën të mbanin rrjetën të paprekur në një ndeshje që foli për Interin, por vetëm në koment.

Në ndeshjen tjetër të kësaj të martë, Ajaxi mori dhe fitoren e dytë radhazi duke mundur në shtëpi Beshiktash me rezultatin 2-0.

Holandezët kanë gjetur një mbështetje tek i riu Haller, i cili edhe në këtë takim nuk zhgënjeu duke shënuar golin e dytë të takimit.