Ornela Çuçi: Në 100 vjetorin tënd, vendos të shkruash një libër. Historikun e ndjenjave të cilat nuk do të ekzistojnë më, dashurisë dhe urrejtjes. Si do të mund të jetë hyrja?

Blendi Fevziu: Unë e shoh në mënyrë radikale. Biles po të vini re kjo nuk është një çështje e ditëve të fundit, madje është një çështje e paralajmëruar shumë më herët. Besoj, ju keni dëgjuar për filozofin francez, ka folur dhe shpjegon se pse bota po ndryshon. Komunikimi i botës po ndryshon dhe sipas tij jemi akoma pa hyrë në periudhën e inteligjencës artificiale pra jemi në një studim të rreth 10 viteve më parë, ku filloi të futen fillesat e para të touch-it dhe të google-it, si “tool”-s të motorit të kërkimit.

Ornela Çuçi: Si do të ishte e ardhmja e televizionit vitet e ardhshme?

Blendi Fevziu: E ardhmja e televizionit praktikisht do të ndikohej. Nuk do jetë më televizioni i telekomandës që ka brezi i mbi 50 vjeçarëve kryesisht, nën 50 vjeç e sidomos nën 30 vjeç njerëzit kanë kryesisht touchin sic e thashë më parë. Për shembull, ime bijë edhe televizionin edhe serialet i sheh në celular. Unë për shembull nuk duroj dot ta shoh në celular por e shoh në televizor ose në ipad të madh. Ke një kategori të tërë që shohin televizion. Televizioni është shumë i madh. Që do të thotë, do prodhojë, do ndryshojë platformat. Pra nuk do të jetë platforma alternale që ne zgjedhim.

Në takim, Fevziu foli edhe për paragjykimet dhe steriotipet që krijojmë në shqiptarët për të tjerët, qoftë ndaj të huajve, por dhe vetë ndaj shqiptareve.

Blendi Fevziu: Rasti i afganëve që kishin histori të ngjashme me ne, reagimi i publikut ishte i paimagjinueshëm. Dhe kjo është e pa tolerueshme. Si mundet një shoqëri, e cila është një shoqëri emigrante që shkon jashtë dhe e ka vuajtur paragjykimin dhe racizmin që vjen si pasojë e “racës” të jetë kaq paragjykuese brenda vendit. Paragjykuar atij që vjen nga veriu ose atij që vjen nga një zone tjetër. Çfarë rëndësie ka nëse njeriu ka lindur në fshat ose në qytet? Unë kam njohur njerëz brilantë që vijnë nga fshati dhe kanë një mentalitet shumë të zgjeruar dhe një horizont të hapur dhe kam njohur njerëz që janë nga qendrat e qyteteve të mëdha dhe që kane një mentalitet të dobët.

Gjatë takimit, Fevziu u pyet edhe për krijimtarinë e tij letrare, por biseda u përqendrua më shumë tek figura e Enver Hoxhës.

Blendi Fevziu: Në një mënyrë shumë ngulmuar të një detyre për ta përcjellë te publiku. Pra mungon hallka e drejtpërdrejtë. Po kjo është normale në çdo vend të botës sepse Shqipëria ka pas një ndikim të shkollimit sovjetik që ka pasur. Mbaj mend para disa kohesh këtë bisedë e kishim me Rexhep Qosen, kur bëhej fjalë për biografinë e Enver Hoxhes. Thoshte si mund të bëhet biografia nga një person. Biografia bëhet nga një grup pune, bëhet nga historianë. Shkova njëherë në New York, i kërkova atij seksionin e biografive dhe m’i dha. I thashë cili nga këta është historian? Më tha, historianët nuk bëjnë biografi për shitje, për publik të gjerë. Ata bëjnë tekste akademike për universitete. Nuk zbret historiani të bëjë një libër të lexueshëm. Sepse janë dy kategori të ndryshme. Një për krijimin e një konkluzioni, e dyta kjo ideja e një gjëje zyrtare që vlen për çdo gjë. Kur vjen puna për abetare shumica e njerëzve pavarësisht se janë rritur dhe edukuar në komunizëm, nuk e kuptojnë që mund të ketë tekste alternative. Në atë logjikë, një libër duhet të jetë aprovuar, që të jetë zyrtari, që ti nuk mund të bësh dot shmangie nga zyrtari. Pra kjo ideja e alternativave dhe ideve nuk funksionon te të gjithë. Dhe kjo shkon pastaj pak më tutje shoqërisë shqiptare në një predispozitë të shoqërisë.

Ornela Çuçi: Këtu gjenden ekspertët më të mirë që ne kemi por sa impakt kanë pedagogët në qytet, aktualisht roli si e shikon ligji arsimit të lartë, si vërtitet le të themi në shoqërinë tonë është që pedagogët edhe pse janë te diskrimunar për shkak të pagave të ulëta etj etj

Blendi: Për sistemin arsimor …

Ornela Çuçi: Nuk e kam për sistemin arsimor e kam në fusha të ndryshme që ata janë ekspert

Blendi: Ata dinë për fushat e tyre ka një problem me aq sa e dalloj unë, problemi më i madh është me pedagogët pak më të mëdhenj në moshë. Kam përshtypjen është një problem që lidhet me njerëz që kanë bërë edhe libra edhe më thonë në emision që nuk arrij dot ta shpjegoj librin tim në aq kohë. Tani çdo gjë, çdo pajisje elektronike ku përmes power pointit për 5 apo 10 minuta duhet të shpjegosh një ide, një projekt, një gjetje tënden dhe koha nuk është më sot që ti të rrish me orë të tëra për të folur, këtu ka një problem midis pjesës më elitare të pedagogëve që realisht është marrë me kërkime dhe devijimit ose devijances së ideve të tyre te publiku ka një paaftësi të kësaj kategorie për ta çuar te publiku.

Studente bachelor Bioteknologji: Dua të ndalem pak dhe t’ju pyes nëse mendoni se në zhvillimin e teknologjisë po edhe bioteknologjisë por edhe në shumë fusha si një luftë politike. Unë dua të marr një shembull, nuk kam informacione dhe fakte të sigurta e kam lexuar në një artikull shumë rastësisht në internet kur në periudhën e komunizmit ne vitin ‘79 Enver Hoxha pati një problem në zemër dhe po atë vit humbën jetën si rastësisht 5 fëmijë në maternitetin e Tiranës dhe njerëzit ato kohë e kanë lidhur këtë gjë me metodën, nuk e di nëse po e quaj mirë në shqip e korrjes së adenokromit. Adenokromi është një substancë kimike që vjen nga oksidimi i epifrinës, adrenalinës dhe gjë që ndodh edhe sot nga figurat e Showbizit pra marrja e gjakut nga foshnjat apo nga fëmijët dhe duke e injektuar atë tek më të rriturit gjithashtu flitet edhe për Mbretëreshën Elisabeth e cila mund ta ketë bërë edhe ajo meqenëse janë fjalë njerëzish sepse siç thotë populli ku ka fjalë nuk është pa gjë është dëgjuar shumë nga SHBA se Kina dhe Japonia që kanë zhvilluar bioteknologjinë bujqësore le të themi, ta mendosh për Shqipërinë në periudhën e komunizmit që mund të jetë bërë një teknikogji e tillë është pak shumë e vështirë për t’u besuar.

Blendi Fevziu: Jo nuk është e vërtetë. Ai ka pësuar një infarkt në 1973 jo në ‘79 por ai nuk i shtrua kurrë në spital është improvizuar si banesa e tij ajo por jo vila 4 në krahë të pallatit të brigadave me një grup mjekësh kinez e një grup mjekësh shqiptarë kanë kryer vizitë pa praninë e mjekëve shqiptarë. Unë i kam takuar personalisht grupin e mjekëve që është marrë me kontrollin e Enver Hoxhës në atë kohë. E kam dëgjuar këtë histori që qarkullon nëpër teori konspirative të mediave, e kam verifikuar vet me maternitetin e Tiranës dhe ka pasur një problem me lindjet por kjo është një periudhë më e vonë pra ka një mosrakordancë mes datave dhe ka pasur një problem me vdekshmërinë foshnjore në Shqipëri.

Ornela Çuçi: Sa do të kemi në të ardhmen le të themi të tillë fëmijë nga një lloj klonifikimi le të themi nga prindërit e tyre. Në këtë sfidë të jashtëzakonshme ku teknologjia tashmë është bërë pjesë e jetës tonë, klonet nga ana tjetër çfarë do të ndodh me komunikimin si do jetë komunikimi i hapave të ardhshëm i shoqërisë tone. Kjo është pikërisht ajo që ne mundohemi të japim në këtë modul që është ‘’Etika në Bioteknologji’’ dhe zbulimet e ardhshme që shkencëtarët e ardhshëm do të zbulojnë?

Blendi Fevziu: Komunikimi ka ndryshuar në mënyrë radikale, biles po të vini re kjo nuk është një çështje vetëm e ditëve të fundit por është paralajmëruar shumë më herët besoj ju e njihni ose keni dëgjuar një nga filozofët më të njohur francez ka folur dhe shpjegonte sepse bota po ndryshon komunikimi i botës po ndryshon ku sipas tij jemi akoma pa hyrë në periudhën e para Inteligjencës Artificiale në një studim të 10 viteve më Parë fillesat e touchit dhe google.

Student Master Bioteknologjie: Mendimi juaj për transgjinorët?

Blendi Fevziu: Si të ndihen më mirë ashtu le të performojnë në jetën e tyre skam asnjë lloj paragjykimi. Unë për veten time nuk kam ndonjë preferencë por paragjykim skam aspak. Sa do të kemi në të ardhmen le të themi të tillë fëmijë nga një lloj klonifikimi le të themi nga prindërit e tyre. Në këtë sfidë të jashtëzakonshme ku teknologjia tashmë është bërë pjesë e jetës tonë ,klonet nga ana tjetër çfarë do të ndodh me komunikimin si do jetë komunikimi i hapave të ardhshëm i shoqërisë tonë

Studente bachelor Bioteknologji: Çfarë mendimi keni a është më mirë te rrimë në Shqipëri apo të ikim jashtë?

Blendi Fevziu: Unë edhe fëmijëve të mi i them të ikin jashtë, sepse jashtë fiton gjithmonë eksperienca të reja, kudo nëpër botë. Shqipëri është një vend i vogel me 3 milionë banorë, nuk është se ofrohen mundësitë si jashtë, pra jashtë ka mundësi të shumta dhe mund të zhvillohesh.

Student master Bioteknologji: Çfarë këshille i jepni mje 20-vjecari ose nje studenti sot?

Blendi Fevziu: Unë nuk jap këshilla ,nuk mbahem për këshilla,sepse edhe jo të gjithë këtu janë nga dëshira. Në kohën time e caktonin të tjerët për mua, ama edhe unë pata mundësinë të bëj diçka që dua. Ju e keni kohën përpara mund ta ndryshoni vet fatin tuaj. Ajo që dua t’ju them është gjithmonë dëgjoni zërin tuaj të brendshëm, bëni atë që dëshironi të bëni. Jeni akoma të rinj e keni kohën përpara.

Studente master Bioteknologji: A nuk mendoni se kloni ka të këqijat e veta veçse mund të përdoret për mjekësi?

Blendi Fevziu: Tani shumë gjëra që krijon njeriu i krijon për mirë. Doja të fokusohesha tek përdorimi që njeriu do ketë. Mund të krijohet për mirë po njeriu e kthen atë në një armë vrastare. Është pak a shumë si rasti i Alfred Nobel që shpiku dinamitin. Për të ndihmuar njerëzit që punonin në ndërtim apo miniera dhe më pas u kthye nga njeriu në një nga armët më vdekjeprurëse. Ose rastin e internetit, është i mirë se marrim informacion komunikojmë lehtësisht, por kemi sulmet kibernetike, vjedhjen e rrjeteve sociale, bullizëm, etj. Pra në çdo gjë që ne e shpikim për mirë njeriu do e gjejë një mënyrë për ta përdorur për keq. Pra unë jam pro vetëm për përdorimin për qëllim të mirë.

Klementina Puto: Çfarë mendimi ke ti për klonimin? A do pranoje që të klonoheshe, te merren qelizat e një bebe që rriten në pjate pjetri? Po nëse kjo arsye do ishte shëndetësore a do thoje jo?

Blendi Fevziu: Unë personalisht nuk do doja te klonohesha nuk do me pëlqente asnjeri nga ne nuk e di se cilat do ishin pasojat reagimet pas këtij procesi, por nëse do ishte për arsye shëndetësorë po do pranoja.