Edlira Bode, ish-deputetja e PS, është emëruar Drejtoreshë e Spitalit të Traumës. Bode zëvendëson Arben Zenelin.

Ky i fundit do të jetë shef i një pavijoni në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Kujtojmë se Bode gjatë viteve 2017 – 2021 ka mbajtur mandatin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë për Qarkun e Korçës, si anëtare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, periudhë gjatë së cilës ka qenë mbështetëse dhe promovuese e një sërë ligjesh të lidhura me shëndetin, profesionet mjekësore dhe mbrojtjen sociale.