Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, ku ish-udhëheqësit më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi janë dërguar në Holandë, ku dhe pritet të përballën me Gjykatën e Hagës mbi akuzat për krime lufte.

Shefi i qeverisë shqiptare me një shënim në “Tëitter” ka kërkuar llogari nga ish-kryeministri Sali Berisha, por edhe nga presidenti Ilir Meta mbi arsyet, të cilat i kanë shtyrë të votojnë pro raportit të Dick Marty-t në Këshillin e Evropës.

Gjithashtu, kryeministri Rama përmend edhe emrin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku i drejtohet me pyetjen nëse “ka për të shprehur diçka mbi këtë histori”.

“Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës, kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor?”, shkruan Rama.