Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ka humbur apelin kundër dënimit të tij për korrupsion, raporton BBC.

Mirëpo, Gjykata e Apelit të Francës ka thënë se ai mund ta vuajë dënimin në shtëpi duke mbajtur byzylykun elektronik në vend se ta vuajë dënimin në burg.

Në vitin 2021, Sarkozy u dënua me tri vjet burgim – përfshirë dy me kusht – për tentim që të ndikonte te një gjyqtar në një rast tjetër.

67-vjeçari ka qenë presidenti i parë i Francës që ka marrë një dënim.

Ai u dënua për tentim që të siguronte informata për një rast në vitin 2014, duke i sugjeruar se mund t’i siguronte një punë prestigjioze gjyqtarit.

Nicolas Sarkozy kishte qenë për një mandat president i Francës, nga viti 2007 deri në vitin 2012.

Ai kishte vendosur politika anti-imigracion dhe kishte tentuar reforma ekonomike.