Zona përreth portit të Bejrutit ku ndodhi shpërthimi pasditen e sotme i ngjan një zone bombardimesh në luftë. Porti është kthyer në gërmadhë nga shpërthimi i fuqishëm që ngriti në qiell një kërpudhë gjigante tymi.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm duke shkatërruar gjitha hotelet në zonë si edhe automjetet që kanë qenë në lëvizje. Deri në këto momente numërohen 30 viktima.

Shpërthimi në Liban u ndje deri në Qipro

Shpërthimi i fuqishëm që u regjistrua në Liban është ndjerë deri në Qipro, kështu raportojnë të paktën mediat e shtetit ishullor.

Gazetarja qipriote Emilia Papadopoulos deklaron se edhe pse largësia mes dy vendeve është të paktën 240 km shpërthimi është ndjerë i fortë, madje shumë njerëz menduan se bëhej fjalë për një tërmet.

Ndërkohë në Liban, kryeministri Hassan Diab ka shpallur të mërkurën Ditë Zie për shkak të numrit të madh të të lënduarve. Raportohet se do të mbahet dhe një mbledhje e këshillit kombëtar të sigurisë për ngjarjen.

“Ishte si një shpërthim bërthamor”

“Ishte si një shpërthim bërthamor”, tha Ëalid Abdo, një mësues 43-vjeçar i shkollës në lagjen Gemayzeh afër Bejrutit.

Charbel Haj, i cili punon në port, tha se gjithçka filloi si shpërthime të vogla si fishekzjarret, shoqëruar me një shpërthim të madh. Rrobat e tij u shqyen.

Qindra metra larg vendit të shpërthimit, ballkonet u rrëzuan, ballkonet u rrëzuan, dritaret u shpartalluan, rrugët u mbuluan me xhama dhe tulla dhe u makinat e shkatërruara mbetën të palëvizshme.

Një grua e mbuluar me gjak nga beli, ecte nëpër një rrugë të shkatërruar ndërsa fliste me tërbim në telefonin e saj. Në një rrugë tjetër, një grua me fytyrë të përgjakur dukej e shqetësuar.

“Ky vend është i mallkuar”, tha një djalosh i ri.

Shpërthimi erdhi në një kohë kur ekonomia e Libanit po përballet me kolaps, e goditur si nga një krizë financiare e brendshme ashtu edhe nga kufizimet e koronavirusit.

Shumë prej banorëve kanë humbur vendet e punës, ndërsa vlera e kursimeve të tyre kanë avulluar për shkak të zhvleftësimit të monedhës vendase.

Ajo gjithashtu vjen mes rritjes së tensioneve midis Izraelit dhe grupit militant Hezbollah përgjatë kufirit jugor të Libanit.

Shpërthimi u kujtoi banorëve shpërthimet masive gjatë luftës civile në Liban dhe u zhvillua vetëm tre ditë para se një gjykatë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara të jepte verdiktin e saj për vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri në një kamion me bomba më shumë se 15 vjet më parë. Shpërthimi, me një ton eksploziv, u ndje milje larg, ashtu si shpërthimi i së martës. Ishte kapitulli i fundit për një vend që ka pësuar një luftë civile 15-vjeçare, konflikt të përsëritur me Izraelin, atentate politike dhe kriza të ndryshme të tjera përfshirë krizën aktuale dhe të paprecedentë financiare dhe ekonomike.