Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka bërë të ditur se nga sot, lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali.

Më tej, kryeministri shkruan se hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve.

“U tha u bë. Nga sot, lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali. Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë”, shkruan Rama.

Por më herët, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, njoftoi në rrjetet sociale se marrëveshje e shumëpritur që do të firmoset në Tiranë javën e ardhshme.

U tha u bë?

Nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali?????

Tani hapi tjetër i…

Posted by Edi Rama on Friday, 12 March 2021