Një 44-vjeçar në Lushnje është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një vajzë 20-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhamë-Sektor. Policia thotë se 44-vjeçari me iniciale B.H. hyri në banesën e 20-vjeçares dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Ai u arrestua nga uniformat blu dhe akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura të mbetur në tentativë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjes.