Një ndalim i pothuajse të gjitha fluturimeve hyrëse në Izrael ka hyrë në fuqi ditën e sotme.

Ndalimi do të zgjasë deri më 31 janar, sipas një deklarate të përbashkët nga Zyra e Kryeministrit Izraelit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Transportit.

Masa zbatohet për të gjitha fluturimet hyrëse, përveç zjarrfikëseve ajrore dhe fluturimeve për evakuimin urgjent mjekësor. Po ashtu sipas deklaratës ekziston një “kufizim i përkohshëm” për lejet për operimin e linjave ajrore izraelite.

Ndërkohë, njerëzit tani lejohen të fluturojnë vetëm nga Izraeli për trajtim mjekësor, procedime gjyqësore në të cilat personi është palë ose duhet të marrë pjesë, ose varrimin e një të afërmi të ngushtë. Masa zbatohet gjithashtu për avionët privatë izraelitë.

Qeveria izraelite njoftoi më parë se po zgjat bllokimin e vendit deri në fund të muajit pas një rritjeje të infektimeve me COVID-19 dhe se udhëtarëve u lejohet të hipin në një fluturim drejt Izraelit vetëm në prezantimin e një testi negativ ndaj COVID-19 të bërë 72 orë para udhëtimit.