Dy ditë më parë Noizy ishte i ftuar në një event boksi në sheshin Skënderbej të Tiranës ku veq ndeshjeve kishte edhe të ftuar special. Pjesë e këtij eventi ishte edhe moderator Meriton Mjekiqi, me të cilin reperi ka nisur një ‘’armiqësi’’ prej kohësh. E gjersa pritej që mes tyre të ndodhte ndonjë incident bazuar në fjalët e rënda drejtuar njëri-tjetrit në rrjete sociale, dikush tjetër tentoi ta sulmonte Noizyn. Zbulohet se personi që shihet edhe në një video të bërë virale është vëllau i ish-anëtarit të grupit OTR, Escobar. Nga të pranishmit është thënë se nuk janë kursyer ofendimet dhe fjalët banale në drejtim të njëri-tjetrit ndërsa nuk dihet arsyeja e zënkës.