Mbledhja e sotme e Kryesisë së PD-së është shoqëruar me debate të ashpra jo vetëm me Lulzim Bashën, por edhe mes anëtarëve të Kryesisë.

Aldo Bumçi dhe Jemi Gjana kanë debatuar ashpër me njëri tjetrin, aq sa është dashur ndërhyrja e Gazment Bardhit dhe Gent Strazimirit që mes tyre mos të kishte kjonfrtontim fizik.

Ka qenë deklarata e Jemin Gjanës se ish-ministrat e Foltores janë bërë mil;ionerë ajo që ka ngjallur debate të ashpra mes të dyve.

Jemin Gjana: Unë kam shtëpinë që më dhanë te enti banesave, Berisha e ministrat e foltores janë bërë milionerë.

Aldo Bumci: Dhe me kë e ke ti këtë?

Jemin Gjana: Mos më ndërprit

Pas këtyre fjalëve, Bumçi dhe Gjana kanë shkuar afër konfrontimit fizik, por ndërhyrja e Bardhit dhe Strazimirit ka qetësuar gjakrat.